Google ADS

Ekskluzive: Flet pasardhësi i Hasan Prishtinës, si u nëpërkëmbë figura e heroit nga personalitete të larta shtetërore

10:52 | 23 Janar 2016
Arbresh.info

Mehmet Prishtina i lindur me 7 Janar të vitit 1967 në Polac të komunës së Skenderajt është pasardhësi legjitim i heroit Hasan Prishtina. Shkollën fillore Mehmet Prishtina e kreu në Polac ku pas dy vitesh migroi në Gjermani  dhe vazhdoi një pjesë të shkollimit atje e më pas në Novisad. Pas disa vitesh ai u kthye prapë në Kosovë për t’u shkolluar edhe tri vite mirëpo ardhja e tij këtu nuk zgjati shumë pasi qe vendosi të kthehej në Gjermani vendi ku i ofroi mundësi më të mira për t’u aftësuar dhe studiuar. Në vitin 1990 pas studimeve, ai angazhohet nga Ministria e Drejtësisë si përkthyes dhe interpret gjyqësor në Gjuhën Shqipe si dhe në gjuhë të tjera sllave në landin e Bavarisë. Mehmeti në një intervistë ekskluzive dhënë portalit Arbresh.info ka shpalosur detaje të rëndësishme të familjes së heroit Hasan Prishtina. Ai ka folur për peripecitë e tij si pasardhësi legjitim i Hasan Prishtinës, për trajtimin që i bëri Shqipëria figurës së heroit, për mundin që pati mbesa e Hasan Prishtinës për t’i kthyer pronat e saj pa sukses, për kontributin që vet ai kishte dhënë që të botoheshin libra për heroin Hasan Prishtina, për keqpërdorimin e fondeve lidhur me shtatoren e Hasan Prishtinës të vendosur në Universitetin e Prishtinës, për amanetin që i kishte lënë babai i tij, për pengesat që kishte pasur në Kosovë lidhur me investimet që kishte dashur të bënte, për zhgënjimin që ndjente nga udhëheqësit kosovarë për kontributin që kishin pasur të japin lidhur me figurën e heroit Hasan Prishtina e që se kishin dhënë, duke përmendur edhe emra të udhëheqësve kosovarë, si dhe për situatën e fundit politike në Kosovë.

Arbresh.info: Ju si pasardhësi legjitim i Hasan Prishtinës, na i tregoni peripecitë e kësaj pune, si e shpjegoni ju gjeologjinë familjare dhe si ndodhi që familja juaj ta ketë flamurin e pasardhësit së heroit Hasan Prishtina?

Mehmet Prishtina: Në radhë të parë unë konsideroj se pasardhës të figurave të tilla duhet të jemi ne të gjithë. Fatkeqësisht Hasan Prishtina nuk ka pasur pasardhës biologjik dhe për ta shpjeguar gjeologjinë e familjes Prishtina nuk është e lehtë. Unë jam inspiruar për Hasan Prishtinën kryesisht nga prindi im Feriz Ali Uka i cili ka qenë i punësuar në Gjermani. Ai thoshte gjithmonë se Hasan Prishtina ka qenë i pari jonë, ka qenë njeriu më fisnik dhe më i lavdishëm i historisë kombëtare dhe i kanë përcjellur të gjithë pleqtë tanë, farefisi, miqësia, amanetet e tij dhe të bëmat e tij dhe ne jemi konsideruar gjithmonë si trungu familjar i Hasan Prishtinës. Më së miri e shpjegon babai im dhe axha im, ku thonin se gjyshi i tyre Ramadani dhe Hasan Prishtina kanë qenë kushërinj të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Igballe Prishtina,një princeshë Qerkeze dhe një zonjë e rëndë siç e quanin në atë kohë mediat e shkruara, kishin adoptuar një vajzë deri sa ishin në Stamboll dhe i dhanë emrin Sadaka qe dmth. Dhuratë. Ajo është e përfshirë në dokumentarin e  AQSH (arkivi qendror shqiptare Hasan Prishtina në 3 pjesë. ) Ekziston edhe një xhirim tonik ku Sadakaja shkëput kujtimet e saj për babanë e saj Hasanin nga memoria e saj me rastin e riatdhesimit të eshtrave të Hasan Prishtinës nga Selaniku për në Kukës. Në Kosovë Hasani kishte birësuar edhe një djalë nga familja e Sylejman Dervinës, të birin e tij Selim Dervina nga Taragja e Vushtrrisë. (shih fotografin e  Selim Dervines me familje në uniformë ushtarake).

10245582_10203034644281504_713005631209733136_n

 

Arbresh.info: Si e trajtoi figurën e Hasan Prishtinës Shqipëria komuniste nën diktaturën e Enver Hoxhës  dhe Mehmet Shehut?

Mehmet Prishtina: Kur e krahasoj me realitetin e sotëm dhe pyes vetën se çfarë kanë bërë për figurën e Hasan Prishtinës pushtetarët tanë pas viteve ’90 e këndej kur Shqipëria gëzon demokracinë ose pas ’99 kur Kosova është e lirë, atëherë me bindje dhe respekt  të plotë them se Enver Hoxha ka bërë më shumë. Shumëkujt në Shqipëri ndoshta nuk do i pëlqente sidomos për ata që nuk kanë qenë pjesë as të pushtetit e as të asaj kauze mirëpo, ne e kemi një gjë të keqe që kur e duam dikë e dërgojmë në qiell por brenda nate e fusim edhe në varr. Figura e tij mbeti nën hije për arsye politike dhe për shkak të marrëdhënieve me sovjetikët poashtu me ish-Jugosllavinë. Mirëpo prapë unë e vlerësoj që pas prishjes së marrëdhënieve me sovjetikët dhe bllokun e lindjes Shqipëria u jep shumë rëndësi rilindësve.

Arbresh.info: Enver Hoxha për të gjithë rilindësit e vrarë atë kohë e bënë përgjegjës vetëm një njëri. Ai thoshte se dora e zgjatur e mbretit Zog i likuidoi gjithë këta, si e shpjegoni ju këtë?

Mehmet Prishtina
:  Rivalitete ka pasur mes shqiptarëve gjithmonë dhe ato fatkeqësisht po vazhdojnë edhe sot. Vlerësoj se është humbjee madhe dhe tragjedi që Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu nuk kanë shkuar mirë. Armiqësinë që e ka pasur Zogu me Hasan Prishtinën ishte për arsye se Hasan Prishtina ka dominuar në zona të veriut me grupacione si Elez Isufi –Ndreu, Bajram Curri, Isa Boletini e Idriz Seferi si dhe interesi i tij jo për pushtet por për një Shqipëri të bashkuar. Pastaj çështja e kryengritjes së ’21 ku Hasan Prishtina bëhet për pesë ditë kryeministër dhe detyrohet pas një presioni ndërkombëtar pikërisht për shkak se njihej si ithtar i bashkimit kombëtar si dhe për t’i ikur një vëllavrasje, ai jep dorëheqje për ta parandaluar një luftë civile brenda shqiptare. Ai këtë e përsërit për herë të dytë deri sa në Mexhlisin apo Parlamentin osman ngrit zërin disa herë dhe deklarohet se do jetë i pari i të parëve që do ta valojë flamurin e kryengritjes kundër turqve në malet e Kosovës. Më mirë thotë një pushkë në mal të Shqipërisë se një kolltuk me turp të cilin të tjerët e parapëlqenin. Ibrahim Qelo ai që e vrau Hasan Prishtinën që thonin është i paguar nga Ahmet  Zogu, në xhep mbante një pasaportë diplomatike të mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. E pse atëherë të mohohet e drejta që të mendojmë se Ibrahim Qelo nuk ka qenë i paguar nga Ahmet Zogu për ta vrarë Hasan Prishtinën por ka qenë i paguar nga mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene.

Arbresh.info: Ju e keni një dokument të mbesës së tij kur ajo pas kthimit nga Selaniku e deri në vdekje bën përpjekje për të kthyer pronat e tij, si shkoi kjo çështje?

Mehmet Prishtina: Elma Prishtina ka qenë vajza e Omer Prishtinës e birit të Ahmet Prishtinës apo vëllait të Hasan Prishtinës. Dihet se Hasan Prishtina përveç  se ka qenë një intelektual, filozof, jurist dhe një veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe themelues i Pavarësisë së Shqipërisë ai ka marrë vesh edhe nga biznesi. Familja e tij e hershme nuk kanë pasur titull bejlerësh pra nuk kanë qenë të pasur por niveli i shkollimit të tij dhe pozicioni i tij në administratën e perandorisë atëherë dihet se ka marr pjesë në ndërtimin e hekurudhës Shkup-Selanik, ka marrë pjesë në ndërtimin e hekurudhës Shkup-Mitrovicë, ka furnizuar me ushqime garnizonet të ndryshme atëherë të Perandorisë Osmane deri në Egjipt sepse e ka ditur se ishin me origjinë shqiptare. Shkollimin e parë e merr nga një Havëz me origjinë nga Prekazi, pastaj shkollohet në Shkup, pastaj në liceun francez në Selanik dhe studimet i vazhdon në Universitetin shtetëror të Stambollit. Ndërsa rreth pronave kanë pasur gjithandej sidomos në Drenicë, në Vushtrri por ka pasur prona edhe jashtë, si shtëpi në Tiranë, në Stamboll në Selanik. Veç pasaportave tjera që ka pasur kishte vetëm një nënshtetësi dhe ajo ka qenë shqiptare. Qeveria greke pas kthimit të Omer Prishtinës dhe bijës së tij Elma Prishtina nga Selaniku në Tiranë për të vizituar familjarët e tyre në qershor të vitit 1939, ata i zuri lufta dhe invazioni i Italisë kundër Shqipërisë dhe Greqisë. Pas lufte Omeri vdes në Tiranë dhe e bija e tij Elma jeton deri me 22.07.1975 kur edhe vdes si e pamartuar dhe pa fëmijë. Ajo deri në vdekje bëri përpjekje pa sukses për kthimin e shtëpisë së trashëguar nga Hasan Bej Prishtina por kjo e drejtë iu mohua për shkak të neutralizimit konservativ të shtetit grek ndaj pasurisë së saj. Elma Prishtina mori së bashku me Omer Prishtinën në vitin 1913 nënshtetësinë greke sipas marrëveshjes dhe Traktatit të Athinës dhe kjo i jep legjitimitetin e trashëgimisë së pronës së paluajtshme të Hasan Prishtinës. Të gjitha këto ngjarje janë të përshkruara në dokumentet arkivore të cilat po i publikojmë për herë të parë në portalin Arbresh.info si dhe kopjen e pasaportës greke të Elma Prishtinës. Për të gjitha këto dokumente dhe një kontribut të palodhshëm për hulumtimin e tij të mirëfilltë shkencor, një falënderim i veçantë shkon deri te Dr.Skender Asani drejtor i ITKSH (Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni) andaj unë e falënderoj nga zemra.
Document_2    Document_3

 

Arbresh.info: Tek një prej librave të  Hasan Prishtinës me autorësi të Dr.Tahir Abdyli më vonë profesor Muhamet Pirraku thotë se  është autorësi e tij, si e shpjegoni librin e Tahir Abdylit dhe më pas ribotimin e tij nga Muhamet Pirraku me disa ndërhyrje?

Mehmet Prishtina: Sa i përket çështjes së Muhamet Pirrakut gjatë kohës sa ka qenë gjallë vlerësoj se  është keqpërdorur nga grupet e interesit dhe shtresat e caktuara politike, është manipuluar sepse prej që e njoh ai ka qenë i sëmur nga paraliza dhe aftësitë mendore i ka pasur të kufizuara fatkeqësisht. Ka zëra nga profesorët dhe autorët e institutit të historisë se ashtu siç pohonte Muhamet Pirraku edhe ka qenë mirëpo këtë çështje le ta shpjegojë instituti. Por, nuk e shoh të ndershme dhe as me vlerë ku Muhamet Pirraku pas realizimit të shtatores Hasan Prishtina në oborrin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, rebelohet dhe revoltohet ndaj meje dhe ai kur e ka mbajtur fjalimin ka dal nga tema  dhe ka çaluar në intervistë. Ne kemi botuar shumë libra më të mirë se ai i Pirrakut, kemi trajtuar arkivat me dokumente angleze, italiane, franceze, gjermane, turke, arabe, serbokroate dhe me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë me institutin albanologjik në Shkup (ITKSH) kemi redaktuar, përkthyer dhe botuar këto dokumente në autorësi të Dr.Skender Asani dhe Dr.Sefer Tahiri dhe unë Mehmet Prishtina. Promovimi është realizuar me 07.10.2012, pastaj me 12-14 tetor 2012 kemi organizuar një konferencë shkencore dhe kemi botuar të gjitha kumtesat e pjesëmarrësve nga tri kryeqendrat shqiptare si Shkupi, Tirana, Prishtina. Kishte edhe pjesëmarrës nga Universiteti i Sofjes, Lubjanës, Vjenës dhe Stambollit. Libri me kumtesa nën titullin ‘Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës’  u botua nga shtëpia botuese ‘Scupi’ në 555 faqe.
12631059_10153836910105692_1986659070_o

     Keqpërdorimi i fondit të shtatores Hasan Prishtina dhe pengesat që hasi në Kosovë Mehmet Prishtina


Arbresh.info: Sipas disa të dhënave fondi për shtatoren e Hasan Prishtinës është keqpërdorur dhe thuajse të gjitha i keni mbuluar ju vetë, si u keqpërdor ai fond sipas jush dhe, përse lejuat ju të keqpërdoret, a nuk patët fuqi apo çka?

Mehmet Prishtina: E ndjej vetën me fat që mi ka dhënë Zoti mundësitë të kontribuoj për figura të tilla. E kam si mision të babës që të merrem me figurën e Hasan Prishtinës. Dy fjalët e tij të fundit kur i kam folur me babën tim para se të vritej, ku përmes një telefoni satelitor e pyesja për gjendjen. Ai më tha të mos pyes për gjendjen, sepse është fat nëse mbetet gjallë rinia, pleqtë dhe gratë, kush e ka vdekjen do të vdes. Më tha se duhet t’ia lypim njëri tjetrit hallallin. Pastaj më qortoj dhe më tha se hallallin ma jep për dy gjëra që kam arritur t’i nxjerr motrat, nënën, fëmijët e vëllait nga kjo luftë dhe e dyta më tha të mos e harroj amanetin të eci rrugës së Hasan Prishtinës sepse sipas tij lufta nuk ishte organizuar si duhet  dhe do të kishte mundur të organizohej më mirë, ndërsa vetëm rruga e Hasan Prishtinës i jep drejtim si duhet. Dhe poashtu më tha se mërzitej për trojet në Polac sepse nëse do të vdiste do të mbesin shkretëtirë. Nuk dua të prononcohem rreth mënyrës së financimit të shtatores së Hasan Prishtinës para Rektoratit të Prishtinës ne detaje sepse nuk dua ta fyej askënd por iu garantoj dhe kam prova se janë grumbulluar mbi 150 mijë euro donacion nga Posta dhe Telekomi i Kosovës , KEK-u, Ibër-Lepenci dhe Ministria e Kulturës. Kam informata nga vet bashkëpunëtorët e ngushtë të Ministrisë në atë periudhë  se vetëm Ministria i ka dhënë 35 mijë euro, por unë e di që  nuk ka kushtuar kaq shumë ajo shtatore sepse kam paguar shtatore edhe në Shkup dhe e di sa kushtojnë.

Shtatorja e H.P
Arbresh.info: Nga porosia që babai juaj iu kishte thënë për atë se organizimi i luftës nuk është në nivel. Tani sot kur po e jetësojmë këtë liri si e komentoni ju pasluftën e Kosovës, zhvillimet këndej e tutje sidomos për disa imazhe të UÇK-së ?

Mehmet Prishtina: Menjëherë pas luftës kur kam ardhur e kam realizuar rivarrimin e familjes time dhe të fshatarëve të mi dhe, më ndodhi një gjë shumë paradoksale. Diku 70 arkivole i kam blerë, dhe prej tyre më shumë se gjysma kanë qenë arkivole nga shoqatat e ndryshme humanitare për t’ua falur njerëzve që të shkojnë të mbledhin eshtrat e familjarëve të tyre mirëpo kur kam shkuar dhe i kam marrë ato arkivole të donacioneve më ka rënë t’i paguaj me shuma të mëdha që nuk krahasohen as jashtë vendit. Dhe ato arkivole kanë qenë në duar të njerëzve të luftës por, që të akuzosh tani këto gjërat e çoroditura të pjesëtarëve të luftës nuk është momenti, sidomos tani në kohën e themelimit të Gjykatës Speciale. Ato çalime duhet të dënohen sidomos për vepra të rënda të pafalshme. Dhe një gjë dua ta cek se frymëzimi i Hasan Prishtinës që thoshin komandantët e kemi ndjekur dhe po e ndjekin si duket ka qenë vetëm me fjalë sepse këta e shkatërruan shtetin me këtë korrupsion e hajni pasi që Hasan Prishtina kishte moton ‘Gjithçka për shtetin’, ndërsa këta kanë moton ‘Gjithçka prej shtetit’.

Arbresh.info: Si Mehmet Prishtina, kur jeni kthyer në Kosovë a keni hasur në pengesa, nëse po cilat janë ato?
Mehmet Prishtina: Në Kosovë nuk është e fshehtë ku çdo biznes që e kalon një shumë të caktuar ka vështirësi për shkak të korrupsionit, të interesave të grupeve të caktuara politike qofshin pozitë apo opozitë. Unë si Mehmet Prishtina pas kthimit tim në Kosovë fillimisht kam qenë i punësuar në një organizatë e cila ka qenë e lansuar në Parlamentin e Kosovës për ngritjen e nivelit të punës në parlament, jam marr kryesisht me përkthimin dhe trajnimin e strukturave politike. Jam munduar të sjellë investitorë të shumtë në Kosovë por çdoherë kanë qëndruar akterët politikë duke më penguar, duke kërkuar interes për vete. Këta sikur nuk kanë dashur ta zhvillojnë vendin ekonomikisht dëshironin shumë para. Pastaj kam blerë prona nga serbët që i shitshin dhe e lënin Kosovën. Kam krijuar një fond tokash dhe kam një sipërfaqe prej 20 hektar në pjesën e Veternikut ku e kam urbanizuar me një infrastrukturë të kompletuar dhe do ta zhvilloj një lagje banimi në të cilën do të jenë 350 parcela banimi, një klinikë gjinekologji-onkologji, një kopsht për fëmijë dhe një shkollë qoftë private apo publike. Lagja do të quhet ‘Hasan Prishtina’ pasi e kam mision të jetës ta ngjalli frymën hasaniste term që e kam huazuar nga Adem Demaçi. Poashtu e di që Kosova ka biznesmen të mëdhenjtë që dëshirojnë të investojnë këtu por është pikërisht Qeveria ajo që nuk iu krijon ambient investimi siç është biznesmeni Behgjet Pacolli i cili vepron në Kazakistan, pra pse të mos veproj në Kosovë. Kështu edhe mua më kanë penguar mjaft shumë duke më kërcënuar, shantazhuar e madje edhe fëmijët e mi.

Arbresh.info: Cilat gjëra i konsideroni të suksesshme që keni arritur t’i bëni për figurën e Hasan Prishtinës?

Mehmet Prishtina: Sukses rreth aktivitetit të Hasan Prishtinës e shoh sponsorizimin e librave për të, sponsorizimin e çmimit Hasan Prishtina në vitin 2009 në Vushtrri, vazhdimësinë e realizmit të projektit të shtatores Hasan Prishtina në oborrin e rektoratit, pastaj kam vazhduar për Shkup ku është realizuar shtatorja Hasan Prishtina në qendër të Shkupit me mjetet e mija personale, ku ka pasur pengesa për futjen e shtatores së Hasan Prishtinës në Shkup, e zakonisht pengesat kanë ardhur edhe nga Kosova. Kam arritur ta realizoj edhe dekorimin e figurës së Hasan Prishtinës nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe me ndihmën e ndihmës-presidentit Ndriqim Kulla me 02 Maj 2014. Ua solla ftesat Thaçit, Veselit ministrave të kësaj Qeverije si A.Qeku, H.Kuqi, E.Hoxha dhe të gjithë strukturës së tij, pastaj edhe Presidentes së Kosovës Jahjaga, mirëpo nuk ka ardhur askush me përjashtim të ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi të cilin e falënderoj shumë. I kam  dërguar fjalë  i kam thënë Hashim Thaçit atëkohë kur ishte kryeministër se duhej të vinte dhe ta merrte dekoratën ‘Urdhër i Flamurit’ por nuk ka ardhur. Pastaj unë kam bërë një hap tjetër kam shkuar tek Shpend Ahmeti dhe i kam kërkuar atij të vijë duke i thënë që është i ftuar në Pallatin e Brigadave në Presidencë në Shqipëri ta merrni çmimin për Hasan Prishtinë si Komunë e Prishtinës sepse Hasani, dikur në parlamentin Osman derisa mbronte të drejtat e popullit shqiptar e quanin Luani i Prishtinës dhe, ata u gëzuan mjaft shumë e poashtu atë ditë bëmë një marrëveshje që të bëhet një shkëmbim i shtatorëve ku në Prishtinë do të vendoset shtatorja e Ismail Qemajlit ndërsa komuna e Prishtinës ta dërgoj në Vlorë shtatoren e Hasan Prishtinës dhe Ahmeti pranoi këtë gjë.  Pastaj erdhi nënkryetari Dardan Sejdiu me të gjithë të Vetëvendosjes më 2 maj 2014 ta marr atë çmim. Çmimin e mori nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu në mungesë të Ahmetit pasi që ky i fundit kishte udhëtuar për në Amerikë. Këtu vlen të theksohet se në asnjë inagurim të tri shtatorëve në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë nuk mori pjesë Hashim Thaçi e as Kadri Veseli. Nga përgjimet e aferës pronto ne kemi kuptuar se ata kishin frikë se po i shohin të huajt siç prononcoheshin edhe vet ata dhe, për këtë arsye nuk kanë marr pjesë në inaugurimin e shtatoreve. Në Prishtinë dhe Tiranë mori pjesë Presidentja Jahjaga derisa në Shkup munguan të gjithë edhe pse patën ftesa zyrtare dhe publikisht kanë qenë të ftuar të gjithë ithtarët e Hasan Prishtinës. Kemi sponsorizuar bilborda për këtë event në tërë Kosovën me ftesën që të marrin pjesë por erdhën shumë pak veta nga Kosova me përjashtim të familjarëve dhe disa ithtarëve të vërtetë Hasanist. Para një kohe të njëjtat personalitete erdhën në një lagje e cila  me ndihmën e klaneve të caktuara politike e po mundohen të identifikojnë Hasan Prishtinën me ata pjesëtar të sigurimit serb që edhe gjatë luftës i shërbyen makinerisë shkatërruese serbe me mision në Podujevë të Llapit. Pasi që nuk është e ndershme t’i përmendim me emra por për të gjithë ne janë të njohur ata emra. Këtu i bëj thirrje përfaqësueseve të lartë të Kuvendit të Kosovës që të kenë kujdes në shtrembërimin e historisë sepse nëse ata e bëjnë këtë, pra e bëjnë për interes të partive të tyre për ta shfrytëzuar këtë kontributin tim në të mirën e tyre pa kontribuar aspak për këtë figurë madhore, ose nëse ata e bëjnë këtë gjë qoftë edhe për hatër të tezeve që i kanë në këtë lagje me deficit të madh në rrafshin kombëtar. Ne sot po jetojmë në  shekullin e XXI dhe një krahasim gjenetik të cilin e kam ofertuar me çdo njërin i futë ata në konflikt me ligjin. Qofshin ata edhe pjesëtar nga familjet me bagazh dhe kontribut të lartë kombëtar e që për t’i rehabilituar miqësitë e krijuara në këto lagje pas lufte,i bëjnë nder vetës më së paku dhe e zbehin peshën  e njërës nga familjet më të ndritura të kombit. Andaj para së gjithash ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos vidhni edhe nga trashëgimia dhe gjenealogjia e familjes së Hasan Prishtinës. Unë personalisht me krenari e ndjejë veten si biri shpirtëror i Hasan Prishtinës dhe mos asgjë kam trashëguar sado pak nga altruizmi i tij.

Inaugurimi i shtatorës Hasan Prishtina Tiranë 27.11

Arbresh.info: Sot dihet se shtatorja e Ismajl Qemajlit ka ardhur në Prishtinë mirëpo a është dërguar shtatorja e Hasan Prishtinës në Shqipëri, pra a e realizoi Shpend Ahmeti këtë premtim ?

Mehmet Prishtina: Vlonjatet e sollën shtatoren e Ismaj Qemajlit këtu mirëpo ende nuk ka shkuar ajo e Hasan Prishtinës në Vlorë ku është zyrtarizuar me vendimin nr.50 të dates  23.10.2014 një gjë e tillë. E kam pyetur Ahmetin se si po shkojnë punët më ka thënë do bëhet. I bëjë thirrje Shpend Ahmetit ta bëjë këtë sepse i bëjnë nder vetës dhe do e pres edhe pak kohë pra deri më 28 nëntor 2016 dhe nëse Shpend Ahmeti nuk e bënë këtë do ta bëjë vetë sikur edhe ne rastin e shtatoreve tjera. Unë poashtu do ta themeloj edhe një fondacion Hasan Prishtina ku do t’ua dedikoj shkollimit të fëmijëve dhe uroj që hasanismi të jetësohet dhe të edukohemi në atë frymë.

Document_24

Arbresh.info: Nga këto që thatë  lë të kuptohet se më shumë kanë bërë shtetet tjera për figurën Hasan Prishtinës sesa vet Kosova?

Mehmet Prishtina: Vlerat e kombit duhet t’i trajtojë një institucion i shtetit e jo një individ kështu që nëse  e krahasojmë kontributin e Kosovës dhe të Shqipërisë për Hasan Prishtinën, shteti shqiptar e ka dekoruar dhe është dashur ta bëjë me kohë mirëpo, sistemi i Enver Hoxhës ka bërë më shumë për të duke ia sjellë eshtrat në Shqipëri, sesa të tjerët që kanë bërë nga viti ’90 e këndej, pastaj Shqipëria shpresoj që në një të ardhme do t’i bartë  eshtrat. Me 17.01.2014 unë se bashku me një grup intelektualësh nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia kemi bere një kërkesë zyrtare që të rivendosen në varrezat e dëshmorëve apo panteoneve diku në rangun e vëllezërve Frashëri apo Faik Konica që tek ne nuk ka dhe duhet të jenë si në të gjitha vendet e botës. Këtë kërkesë me një letër përcjellëse ia kam adresuar edhe Presidentes Jahjaga, KryeministritThaçi dhe Kryebashkiakut të Prishtinës Shpend Ahmeti me kërkesë për përkrahjene kësaj iniciative por kërkesa jonë ka hasur në vesh të shurdhër.

Inaugurimi i shtatorës në Shkup

Arbresh.info: Lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, çfarë përgjigje keni ju, a po shihni diçka të mirë në horizont apo do të mund të vijë ndonjë konflikt civil?

Mehmet Prishtina: Populli shqiptar është popull unik dhe me të mund të bësh çka të duash. Situata e krijuar politike në Kosovë është mjaft e rëndë si rezultat i disa marrëveshjeve e njëra prej tyre realizimi i bashkësisë së komunave që opozita po e quan ‘Zajednicë’si dhe demarkacioni me Malin e zi. Edhe mendimi im është që kjo marrëveshje është e dëmshme për shumë arsye dhe unë e kam kontestuar dhe e kam nënshkruar peticionin e poashtu uroj të mos realizohet sepse jetësimi i kësaj marrëveshje e pamundëson funksionimin e shtetit të Kosovës në të ardhmen. Bashkimi shpirtëror i shqiptarëve do të ndodh ndoshta edhe për inat të disa shqiptarëve sepse është proces që nuk ndalet. Ne kemi kapacitete, kemi njerëz që po shkollohen por frymën e funksionimit të shtetit ua ka zënë dukuritë negative që duhet mënjanohen për të funksionalizuar ky shtet. Mendoj qe sistemi qeverisës nuk rrëzohet me dhunë pasi që ka ik ajo kohë. Nga vet fakti që në protestë doli një numër masivë i popullit po të mos ishte dhuna numri i protestueseve ishte dyfishuar radhën tjetër. Dhe vetëm me refuzimin e dukurive të këqija dhe me mohimin e marrëveshjeve të dëmshme për shtetin ne mund të dalim nga situata. Kam besim të plotë tek SHBA-të që janë miq të përhershëm por duhet pasur kujdes edhe ne, sepse barrën nuk duhet t’ia lëmë askujt.

Arbresh.info: A do të iu gjejë një e ardhme e afërt si anëtar të ndonjë partie politike apo i themelimit të një partie të re?

Mehmet Prishtina: Mendoj që ka hapësirë dhe nevojshmëri të formohet një parti e re, një parti që ka hapësirë realisht duke u bazuar në përvoja të këqija e të ecte përpara. Unë dëshirën e kam që strukturat e reja të merren me këto gjëra dhe unë të jem një shtytës i kësaj çështje sepse nuk dua të shoh ndonjë figurë politike që nuk është e pastër, që është e lodhur dhe shume e konsumuar pra duhet të kemi një elitë me një këmishë dhe setër të bardhë. Uroj që Kosova ta ketë kahjen e duhur me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare pra ta realizoj qëllimin e saj. Duhet që drejtësia të pastrojë shume gjëra dhe t’i jap një kahje të mirë shtetit./Arbresh.info

Document_4
Document_5
Document_6
Document_7
Document_8
Document_9
Document_10

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme