Google ADS

10 besëtytni ruse që mbase nuk i keni ditur

18:28 | 22 Janar 2016
Arbresh.info

Dhuroni buqeta vetëm me numër tek të luleve

Nëse po shkoni për vizitë diku apo po dilni në një takim sigurohuni se buqeta juaj me lule ka numër tek të luleve. Përndryshe do ta bëni femrën të ndihet shumë keq sepse rusët buqeta me numër tek të luleve dërgojnë vetëm në varreza.

Mos i vishni rrobat mbrapsht

Sipas besëtytnive nëse vishni diçka mbrapsht ka shanse që atë ditë do të ju rrahin.-transmeton arbresh.info. Nëse kjo ndodh menjëherë përmirësoni gabimin tuaj dhe kërkojini dikujt t’ju godasë pak të shpinë në mënyrë që ta shmangni rrahjen e vërtetë.

Mos u ktheni nëse veç jeni nisur diku

Mos u ktheni nëse diku në mes të rrugës ju kujtohet se keni harruar diçka sepse do t’ju ndodhë diçka e keqe. Nëse veç ktheheni sigurohuni të shikoheni në pasqyrë para se të dilni prapë nga shtëpia.

Mos u përshëndetni në prag të derës

Kur vizitoni dikë apo kur e hapni derën mos u përshëndetni në pragun e derës. Ju mund ti pengoni shpirtrat që jetojnë aty dhe kjo do t’ju sjellë probleme më vonë.

Mos dhuroni diçka të mprehtë

Nuk duhet të dhuroni asnjëherë gërshërë apo thika sepse do të përlesheni me këta njerëz. As shamitë nuk janë të këshillueshme sepse sjellin lot. Nëse dhuroni kuletë duhet të fusni para brenda që ajo të mos jetë asnjëherë e zbrazët.

Nëse ndodheni në mes të dy njerëzve me të njëjtin emër shprehni një dëshirë

Pas takimit me mysafirët në një ndejë dhe ju rastis të uleni mes dy njerëzve që e kanë të njëjtin emër shprehni një dëshirë. Mos i tregoni dikujt sepse nuk do t’ju realizohen.

Keni kujdes me kripë

Kur e kaloni kripën në tavolinë mos e derdhni sepse kjo do të shpie në fjalosje. Nëse ushqimi është shumë i kriposur mos u zhgënjeni sepse kjo do të thotë se e zonja e shtëpisë është e dashuruar.

Mos hani me thikë

Sipas besëtytnisë ruse kjo do t’ju bëjë njerëz të këqij. Po ashtu rrezikoni ta pritni gjuhën.

Mos lini shishe të zbrazëta në tavolinë

Sapo të zbrazet shishja e verës apo e lëngut menjëherë largojeni nga tavolina. Pas betejës së Parisit në 1814, njerëzit në Rusi paguanin varësisht sa shishe të zbrazëta ishin në tavolinë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme