Google ADS

Tahiri: Leja për operatorin serb të telefonisë, do të jetë e përkohshme

15:56 | 22 Janar 2016
Arbresh.info

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në emisionin “Info – Box”, në RTV Dukagjini, ka theksuar se pala serbe ka treguar kundërshtimin e saj që të vazhdoj të marrë pjesë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Tahirit, dënimi i Oliver Ivanoviqit është arsyeja pse pala serbe ka thënë se e ka kundërshtuar vazhdimin e dialogut në mes dy vendeve.
“Qëndrimi jonë është i qartë, dhe ajo është se çështjet e drejtësisë asnjëri prej nesh nuk duhet t’i komentoj dhe të ndërhyj në to, duke i shfrytëzuar si mundësi për sabotim të dialogut”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka folur edhe marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për operatorin e ri të telefonisë mobile, duke theksuar se kjo marrëveshje do ta sjellë një operator të ri telefonik, duke i shuar të gjithë operatorët tjerë ilegal që kanë vepruar deri më tani në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Në këmbim të asaj që Serbia të heq pengesat për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, në kemi dhënë një leje të përkohshme për një kompani që do të regjistrohet në Kosovë. Lejimi i punës së këtij operatori është i përkohshëm dhe me spektër të kufizuar. Lejimi i këtij operatorit do të jetë i përkohshëm. Ky operator do të jetë funksional deri në momentin kur do të shpallet tenderi për operatorin e tretë ndërkombëtar të telefonisë mobile. Ky operator nuk do të ketë shtrirje në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme