Google ADS

Vazhdojnë punimet në autostradën Prishtinë-Han i Elezit

15:47 | 22 Janar 2016
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i shoqëruar nga kabineti i tij dhe përfaqësues të kompanisë “Bechtel&Enka”, vizituan punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, përkatësisht segmentin Kaçanik –Hani i Elezit.

Punimet në këtë autostradë po vazhdojnë dhe gjithçka po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë edhe pse me një ritëm paksa më të ngadalësuar për shkak të kushteve atmosferike, mirëpo janë duke u bërë të gjitha përgaditjet, në mënyrë që me përmirësimin e motit të shtohet edhe vëllimi dhe intensiteti i punëve, njofton kumtesa ministrore.

Punimet e kësaj autostrade pritet të përfundojnë në fund të vitit 2017, ndërsa ndërtimi i saj do të kushtojë 600 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme