Më 30 gusht 1986, Levan Merritt, ishte vetëm pesë vjeçar kur ishte për vizitë në kopshtin zoologjik Jersey, por ra pa ndjenja brenda rrethojës së një gorille të quajtur, Jambo.
Por Jambo u soll me shumë dashuri ndaj Merritt atë kohë pesë vjeçar, transmeton Klan Kosova.
Gjithë ngjarja ndodhi kur ai ishte në krahët e babait të tij, mirëpo në një moment vendosi që të kërcej brenda.
Merritt, u lëndua shumë pasi që u rrëzua nga një lartësi prej 18 metra.
Kur ai po qëndronte i shtrirë e pa ndjenja Jambo i’u ishte afruar e kështu me shumë brishtësi ai kishte filluar ta ledhatonte.
Tani 30 vjet më vonë Merritt e ka postuar këtë video dhe ka bërë xhiro përreth botës, dhe ka treguar se dëshiron të t’i dërgojë dy fëmijët e tij në vendin siç e quan ai, ku rilindi.
Incidenti kishte pasur ndikim të thellë në jetën e tij – nga zhvillimi i një marëdhënie të përhershme me këtë kopsht zoologjik, e madje edhe me talljet në shkollë pasi që fëmijët e tjerë e quanin atë “Tarzan”.
Por një ngjarje që ka lënë shenjë përgjithmonë është se ai që nga ajo ditë filloi të ketë dashuri të madhe ndaj kafshëve – sidomos për gorillat.
Merritt nuk e harroi kurrë Jambon që e priti me kaq shumë dashuri.
Në vitin 1992 Jambo kishte ndërruar jetë, mirëpo miku i tij i kishte punuar një statujë bronzi.
“Do jem gjithmonë falënderues ndaj Jambos sepse gjithçka mund të ndodhte atë ditë”.
“Është thjeshtë e mrekullueshme se si më ka mbrojtur ai”.
“Unë jam shumë i kënaqur që një statujë e tij është brenda kopshtit zoologjik”.
https://www.youtube.com/watch?v=DlMSzt5Ab14
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...