Vallëzimi tradicional që bëri nusen të qajë (Video)

13:36 | 22 Janar 2016
Arbresh.info

Një video e një dasme në Zelandën e Re, ka bërë xhiro nëpër botë.

Kjo për shkak të vallëzimit të bërë nga dasmorët në ceremoninë e martesës.

Dasmorët vëllëzuan vallën “Haka”, që është një valle tradicionale e njerëzve Maori nga Zelanda e Re.

Në këtë vallëzim, vallëtarët bëjnë lëvizje duke goditur dyshemenë dhe duke bërtitur e e gjithë kjo duhet të kryhet në mënyrë të sinkronizuar.

Ata e godasin veten në fytyrë dhe bëjnë shprehje të ekzagjeruara dhe britma në tentim për të “frikësuar” armikun.

Nusja, Aaliyah Amstrong, është shprehur se ishte tejet e ngazëllyer nga kjo performancë.

Madje ajo në disa pjesë të videot shihet edhe duke qarë.

Mirëpo në fund edhe ajo bashkë me burrin e saj u bashkëngjitën në vallen e të parëve të tyre.

“Nuk kisha në plan që të vallëzoja derisa vendosi që nusja ime të vallëzonte”.

“E ndjeva nevojën që t’ua kthej dashurinë dhe respektin që ata më bënë”, u shpreh dhëndëri.

Çifti, e ka postuar videon në Facebook, mirëpo nuk kanë menduar asnjëherë se gjithë kjo do të merrte një përmasë të tillë.

Shumë komentues kanë thënë se kjo video të përçon shumë emocione, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta shikoni vallëzimin interesant në dasmën e çiftit Amstrong.

https://www.youtube.com/watch?v=1Pzwre4bIoY

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme