Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime në një pjesë të madhe të territorit megjithatë nuk do të mungojë edhe prezenca e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura në relievet malore të vendit. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore në veri e lindje të territorit. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri era do të fitojë shpejtësi 9-16m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë./atsh
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që t...
Drejt Italisë dhe grupi i tretë i migrantëve të dërguar në G...
LDK nesër me tubim elektoral në Viti
Platforma globale “Plug and Play” hap dyert në Tiranë, Velia...
NATO ‘kritikon’ Spanjën, e fundit në listë për shpenzimet e ...
Pse aeroplanët nuk fluturojnë mbi Antarktikë?