Google ADS

Vetëm në Maqedoni nafta është më e lirë se sa në Kosovë

09:18 | 22 Janar 2016
M. A.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se Kosova e ka naftën më të lirë krahasuar me vendet e rajonit. Ai ka shtuar se është vetëm Maqedonia e cila posedon naftën me çmim më të ulët, ndërkaq ka theksuar se kjo ndodh për shkak të akcizës.

Sipas Berjanit, Maqedonia ka benzinën më të shtrenjtë në krahasim me Kosovën, çka sipas tij, qytetarët e Kosovës furnizohen me çmimet më të ultë në rajon.

“Kosova me çmim është më e lira në regjion përveç Maqedonisë. Diselin e ka më të lirë shkaku akcizës të cilën e ka 0.20 cent më të lirë, ndërsa benzinën e ka më të shtrenjtë se Kosova. Qytetarët e Kosovës furnizohen me çmim më të lirë në regjion”, ka thënë Berjani për Indeksonline.

Sipas Berjanit, sa herë që ka pas ngritje apo ulje të valutës së dollarit, tregjet botërore kanë pasur ngritje apo zbritje të çmimit të derivateve, e kjo sipas tij, është arsyeja pse çmimet e derivateve të naftës kanë pësuar ulje. Ai thotë se kjo ka reflektuar edhe në Kosovë, ku çmimet e derivateve sot sillen prej 87 cent litra diel, ndërkaq 92 centë litri i benzinës.

“Sa herë që është bërë në BERZH lëvizja e dollarit, kanë pasur rritje apo zbritje të çmimit të derivateve , por sipas OPE-kut kuota e prodhimit është tepër e lartë, e kjo e mundëson që në tregjet botërore çmimi ka rënë. Njëherësh edhe në Kosovë po reflekton ulja e çmimit ku sot çmimet janë diel 0.87 centë benzinë 0.92 cent”, ka shpjeguar Berjani për Indeksonline.

Berjani thotë se këto çmime kanë qenë në treg edhe para 19 vjetësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme