U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë – Ferizja, policia konfiskon armë

10:54 | 10 Janar 2025
Q L

Policia e Kosovës njofton se kishte marrë informacione që më 31 dhjetor të vitit të kaluar ishin raportuar të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të enjten njësitet policore gjatë kontrollit në dy lokacione-pronë e të dyshuarit kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar 2-pistoleta, 4-karikator, 17-gëzhoja dhe 1-fotrollë të armës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Të ngjashme