Google ADS

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë – rastet po hetohen

10:27 | 10 Janar 2025
Q L

Policia e Kosovës bënë të ditur se dy persona kanë ndërruar jetë dhe se rastet janë cilësuar si “Hetim i vdekjes”, njëri në Prishtinë e rasti i dytë në Podujevë.

Sipas këtij raporti trupat e pajetë me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion.

“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa turpi i pajetë i viktimës mashkull kosovar me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

”Podujevë / 09.01.2025-12:30. Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme