Moti sot në Shqipëri

07:33 | 10 Janar 2025
E.K

Ditën e sotme (10 janar) Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veri dhe pjesërisht ne qendër reshjet parashikohen lokalisht me intensitet mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet 16 m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 13°C;

në zonat e ulëta 7 deri 18°C;

dhe ne bregdet 11 deri 18°C./rtsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme