Google ADS

Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga Osmani

07:24 | 10 Janar 2025
E.K

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, do të vizitojë sot Kosovën për një vizitë zyrtare.

Në këtë vizitë, ai do të pritet në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Departamenti i Shtetit, njofton se në Kosovë, do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.

Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë./Arbresh.info

Të ngjashme