Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim me strukturat e Aleancës së Gruas në Gjilan dhe Kamenicë.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se në këto takime ka ndarë vizionin e AAK-së për fuqizimin e gruas në shoqërinë kosovarë, përcjell Arbresh.info.
“Në takim me strukturat e Aleancës së Gruas nga Gjilani dhe Kamenica, ndava vizionin tonë për fuqizimin e gruas në shoqërinë kosovare. Barazia gjinore nuk është vetëm çështje e të drejtave, por domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje Haradinaj premtoi 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin
“Me programin tonë, gratë do të kenë mbështetje konkrete: 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin, pagë minimale 500 euro për nënat me 3 e më shumë fëmijë, garanca shtetërore për bizneset e udhëhequra nga gratë. Arsimi profesional do të harmonizohet me tregun e punës, duke hapur perspektiva të reja për vajzat dhe gratë”, tha Haradinaj.
“Kandidatët tanë nga Gjilani dhe Kamenica, Zarife Asllani, Greta Kryeziu, Ahmet Isufi, Nazim Gagica, Faton Jakupi dhe Kushtrim Xhemaili, do të jenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës për të realizuar këtë vizion. Kosova fiton kur gratë fuqizohen!”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Gjendja e skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duk...
Vazhdon përkrahja për Gjestin, fansi bën tatuazh thënien e t...
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...