Google ADS

Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, diskutuan për zhvillimet në vend

19:48 | 9 Janar 2025
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Anu Prattipati.

Presidenca njofton se në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së gjatë vitit 2025.

Në prag të vizitës së Zëvendës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, u diskutua për qëllimin e kësaj vizite, si dhe u fol për disa nga temat kryesore që do të trajtohen.

Gjatë bisedës, Osmani dhe Prattipati theksuan rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Osmani potencoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në adresimin e çështjeve të interesit të përbashkët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme