Rama mbledh yjet e sportit shqiptar, u premtoi mbështetje dhe kontribut financiar

19:16 | 9 Janar 2025
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marr pjesë në ceremoninë dedikuar sportistëve shqiptar në arenën ndërkombëtare për vitin 2024.

Në fjalën e tij të rastit, Rama tha se Komiteti Olimpik Shqiptar është dalluar për invacionet që ka sjellë, teksa shtoi se qeveria do të vijojë mbështetjen ndaj sportit.

“Ishte vërtet nder dhe kënaqësi që mu dha mundësia të dorëzoj këtë trofe të ceremonisë të përvitshme të Komitetit Olimpik, një vajze të re, një çikliste të re shqiptare që stërvitet në Itali, po përfaqëson vendin tonë. Dua realisht të bëj një vlerësim për kryetarin e Komitetit Olimpik. Duke falenderuar dhe vlerësuar komitetin, nuk e harroj që komiteti është ombrella e federateve, dua t’i shpreh konsideratën presidentëve të federatave. Një vlerësim për ata që bëjnë përditë, meritrojnë edhe federatat e tjera, federata e muindjes, e shahut, e atletikës”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera, Rama tha se do ta rris kontributin dhe mbështetjen për sportistët.

“Shpresoj që konflikti konstruktiv në federatën e atletikës të zgjidhet me sukses dhe të gjithë të bashkëpunojnë. U bëj thirrje që të jenë bashkëpunues. Dua të falenderoj presidentin heroik të federatës së skive, që është shembull me vete se deri ku mund të shkojë pasioni. Të gjithë ju që jeni këtu, meritoni vlerësimin, respektin dhe mirënjohjen. Shumë faleminderit të gjithëve për kontriutin tuaj. Këtë mbështetje ndaj sportit, kontrbutin financiar do ta rrisim më tutje”, tha Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme