Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është shprehur i bindur se Partia Demokratike do ta kalojë rezultatin e vitit 2014 në këto zgjedhje, duke thënë se u është shtuar vota.
Ai u shpreh se u është shtuar vota në familje, në parti dhe vota e rinisë, të cilët sipas tij, kanë qenë të mashtruar.
“Unë jam i bindur që Partia Demokratike do ta kalojë rezultatin e vitit 2014 në këto zgjedhje, arsyeja është se i gjithë elektorati i Partisë Demokratike është i mobilizuar, qytetarët janë duke i besuar programit qeverisës së Bedri Hamzës dhe se edhe vota na u ka shtuar. Na u ka shtuar vota në familje, në parti, na janë shtuar vota të reja të Partisë Demokratike, vota e rinisë, sepse ky i ka mashtruar rininë”, u shpreh ai.
Haxhiu gjithashtu u shpreh se kostoja jetësore është rritur dhe sipas tij, kjo ka ndikuar në përkeqësimin e jetës së qytetarëve dhe varfërimin e tyre.
“Po ua jap disa të dhëna nga Agjencia e Statistikave, dy të dhënë të rëndësishme, e para në vitin 2014, kostoja jetësore për një muaj, për një familje katër anëtarëshe, për gjërat elementare ka qenë 620 euro, sot kostoja jetësore për vitin 2024 sipas Agjencisë së Statistikave për një familje katër anëtarëshe është 1 mijë e 115 euro”, tha ai në Klan Kosova.
“Pagat nuk janë rritur prej asaj periudhe kohore. Kostoja jetësore është rritur, janë rritur konsumet ditore, është rritur çmimi i energjisë, është rritur tatimi në pronë, që krejt kanë ndikuar në përkeqësimin e jetës së qytetarëve dhe varfërimin e tyre”, është shprehur tutje Haxhiu.
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi