Everton ka shkarkuar trajnerin Sean Dyche vetëm disa orë para ndeshjes së raundit të tretë të FA Cup kundër Peterborough, që zhvillohet sonte.
Skuadra e Evertonit ka fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit në Premier League, duke u renditur në vendin e 16-të, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
“Everton Football Club mund të konfirmojë se Sean Dyche është larguar nga detyra si trajner i ekipit të parë të meshkujve me efekt të menjëhershëm,” thuhej në një deklaratë të klubit. “Ian Woan, Steve Stone, Mark Howard dhe Billy Mercer gjithashtu janë larguar nga klubi.”
Jose Mourinho është përfolur shumë për këtë post, pasi pronarët e rinj, Friedkin Group – të cilët morën klubin muajin e kaluar – e kanë emëruar atë më parë te një nga klubet e tyre, Roma. Gjithashtu, është spekuluar se David Moyes mund të kthehet.
Përkohësisht, ish-lojtari Leighton Baines dhe kapiteni Seamus Coleman do të marrin drejtimin.
“Procesi për emërimin e një trajneri të ri është në zhvillim dhe një përditësim do të ofrohet së shpejti,” vazhdonte deklarata. “Trajneri i ekipit të U-18, Leighton Baines, dhe kapiteni i klubit, Seamus Coleman, do të marrin drejtimin e çështjeve të ekipit të parë përkohësisht.”
Dyche u bashkua fillimisht me Evertonin në janar 2023, por gati dy vite më vonë është larguar nga pozita e tij, pasi klubi nuk ka arritur progres nën drejtimin e anglezit.
Detyra kryesore kur ai erdhi në klub ishte të mbante Evertonin në Premier League, gjë që u arrit me një fitore në ditën e fundit të sezonit 2022/23 ndaj Bournemouth.
Everton u përball me probleme financiare sezonin pasues dhe iu dha një zbritje prej 10 pikësh (më pas e reduktuar në gjashtë) për mosrespektimin e Rregullave të Fitimit dhe Qëndrueshmërisë (PSR), megjithatë ata arritën të mbyllnin sezonin në vendin e 15-të.
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...