Disa javë më parë Florian Marku ishte arrestuar në Gjermani për t’u liruar pastaj disa ditë më vonë.
Kurse gjatë ditës së sotme boksierit shqiptar iu është përsëritur historia, ai është arrestuar sërish por kësaj radhe në Angli, më saktësisht në Londër, shkruan Arbresh.info.
Top Channel ka siguruar dokumentin e gjykatës së ekstradimeve të Londrës, sipas së cilës bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtarë, ka arrestuar dhe ka nxjerrë përpara trupës gjykuese e cila i ka komunikuar kuzat që vijnë nga urdhri arrestit i Greqisë.
Sipas kësaj shkrese Florian Marku akuzohet për tentavtivë vrasje, plagosje me pasoja te renda, armbajtje pa leje dhe përdorim arme. Marku ka pranuar me vullnet të plotë të ekstradohet tashmë drejt shtetit grek për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, pasi bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2010 kur ai është përleshur në një klub nate në Selanik ndaj disa shtetasve rus.
Sipas mediave greke për atë ngjarje rëndon një dënim prej 7 vitesh burg për të cilat më parë Florian Maku ka kryer vetëm 1.5 vite. Për momentin Top Channel ka mësuar se në pritje që autoritetet greke të shkojnë ta marrin boksieri shqiptar, i cili ndodhet në një paraburgim të Londrës.
Edhe pse nga pala mbrojtëse është kërkuar që të lihej i lirë me kusht, Gjykata e Ekstradimeve të Londrës e ka rrëzuar poshtë kërkesën nën arsyetimin se ky shtetas nuk mund të lihet i lirë me kusht bazuar tek akuzat serioze të ngritura ndaj tij.
DOKUMENTI I SIGURUAR NGA TOP CHANNEL:
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...
Koperniku: 2024 ishte viti më i nxehtë në histori
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet