Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person

16:11 | 9 Janar 2025
E.H

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llapushnik.

Si pasoj e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fsh. Llapushnik). Njësia e trafikut nga vend-ngjarja njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një personi i është ofruar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat e rastit”, tha Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme