Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar fillimin e periudhës së votimit përmes postës për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit dhe kanë zgjedhur këtë mundësi votimi. Periudha e votimit ka nisur sot dhe është e hapur për ata që jetojnë jashtë Kosovës.
Në lidhje me këtë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ftuar diasporën që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, shkruan Arbresh.info.
“Nga sot deri më 8 shkurt, të gjithë ju që jeni regjistruar për të votuar me postë, keni mundësinë të ushtroni të drejtën tuaj të votës. Ju ftoj të bëheni pjesë e një procesi demokratik që vendos për të ardhmen e atdheut tonë të përbashkët, Kosovën.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...