Steve Lubanski dhe bashkëshortja e tij, Candace, u detyruan të largoheshin nga shtëpia dhe muzeu i tyre i dashur, pasi flakët nga zjarri Eaton vazhduan të përhapen në disa pjesë të Los Angeles.
Çifti ishte pronar i The Bunny Museum në Altadena, i cili ka qenë pjesë e komunitetit për 26 vjet, transmeton klankosova.tv.
Ky muze ishte dikur koleksioni më i madh në botë i objekteve të lidhura me lepujt, por tani është shkatërruar nga zjarri.
Në një intervistë për CBS News, Lubanski tha se ju deshën 40 vjet për ta krijuar këtë koleksion.
Ai kaloi gjithë natën duke u munduar të mbante flakët larg, por u detyrua të largohej pasi godina përballë tij u dogj.
Nga koleksioni prej 46,000 objekteve, çifti arriti të marrë vetëm disa pllaka dhe dy lepujt e parë të tyre.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...