Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar fillimin e periudhës së votimit përmes postës për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit dhe kanë zgjedhur këtë mundësi votimi. Periudha e votimit ka nisur sot dhe është e hapur për ata që jetojnë jashtë Kosovës.
Në lidhje me këtë, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka bërë një thirrje përmes një videoje në Facebook.
Ai i ka inkurajuar shqiptarët që jetojnë në mërgim të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të kontribuojnë në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se votimi i diasporës ka filluar sot dhe është një mundësi e rëndësishme për të gjithë.
“Të dashur vëllezër dhe motra në mërgim, nga sot ka filluar votimi për ju me postë. Ju që jeni regjistruar si votues, shfrytëzojeni këtë të drejtë, votoni”, tha Haradinaj./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...