Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, sot ka lansuar emisionin më të ri të pullave postare me temën “Vendbanimet – Janjeva”.
Ky emision i veçantë përfshin dy pulla unike që reflektojnë historinë, kulturën dhe bukurinë e qytezës së Janjevës, një prej vendbanimeve më të vjetra dhe më të veçanta të Kosovës.
Posta e Kosovës njofton se në këto pulla janë përjetësuar detaje ikonike që e karakterizojnë Janjevën, si rrugicat e ngushta dhe monumentet shekullore që mbajnë gjallë historinë e pasur të këtij vendi. Ato përçojnë frymën e traditave që ende mbizotërojnë dhe e bëjnë Janjevën një simbol të lidhjes mes së kaluarës dhe së tashmes.
“E vendosur në një luginë rrëzë maleve të Zhegocit, Janjeva shtrihet në territorin e komunës së Lipjanit, rreth 12 kilometra në juglindje të Prishtinës. Ky vend magjepsës tashmë mund të udhëtojë me çdo dërgesë postare, duke ndarë kujtimet dhe kulturën e tij të pasur me botën”, njofton Posta.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...