Paprekshmëria e kufijve është një parim që vlen për të gjithë, pavarësisht nëse është një vend i vogël apo i madh, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz. Pas deklaratës së presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, se nuk mund të përjashtojë mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për të aneksuar Grenlandën dhe Kanalin e Panamasë në Amerikë.
“Kufijtë nuk mund të lëvizin me dhunë,” tha Scholz.
Kancelari gjerman në largim theksoi se foli me “një numër krerësh shtetesh dhe qeverish” pas deklaratave të Donald Trump, raporton Ansa.
“Në bisedat e mia me partnerët tanë u tregua qartë një keqkuptim i deklaratave aktuale që vijnë nga SHBA”, shtoi Scholz.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...