Anëtarësimi në NATO është e vetmja garanci e besueshme afatgjatë e sigurisë që Ukraina mund të marrë kundër agresionit të mundshëm të ardhshëm rus, tha Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen.
“Unë mendoj se në afat të gjatë, garancia e vetme e besueshme e sigurisë është anëtarësimi i Ukrainës në NATO. Ne mbështesim anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen e afërt dhe shpresojmë që nuk do të jetë në të ardhmen (shumë) të largët”, tha Elina Valtonen në Kiev, raportoiReuters.
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar rriti shpresat për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë, por gjithashtu frikën në Kiev se një paqe e arritur shpejt mund të ketë një çmim shumë të lartë, sipas Reuters. Zyrtarët ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelenskyi, u kanë kërkuar partnerëve të tyre garanci të forta sigurie që do të pengonin Rusinë të vendoste për një sulm tjetër./abcnews.al
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...