Në qarkun e Gjirokastrës nuk është evidentuar asnjë rast i gripit të shpendëve.
Sipas sektorit veterinar, është rritur vigjilenca, ndërkohë vijon puna në terren për të monitoruar situatën.
“Në zbatim të urdhrit të ministrit nr. 188/1, të gjithë veterinerët zyrtarë të kontrollit dhe shërbimit kanë rritur gatishmërinë dhe janë në terren. Gjithashtu dua të theksoj se gripi i shpendëve deri më sot njihet si sëmundje jozoonotike, domethënë nuk transmetohet nga kafsha e sëmurë te njeriu,” deklaron Flora Zharkalli, përgjegjëse e Sektorit Veterinar.
Ajo apelon qytetarët dhe mbarështuesit e shpendëve që për çdo rast të dyshuar të kërkojnë ndihmën e specialistëve përkatës.
“Dua t’ju bëj me dije të gjithë fermerëve, atyre që mbarështojnë shpendë në stabilimente, qoftë edhe kafshë oborri, nëse vihet re prania e një shpeze të ngordhur, e egër ose e butë, nuk duhet ta manipulojmë, por menjëherë të lajmërojnë shërbimin veterinar,” thekson znj. Zharkalli.
Në këtë qark ka gjithsej dy ferma që mbarështojnë pula, ndërsa mbarështimi i pulave është një traditë për shumë familje./rtsh.al/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...