Napoli ka konfirmuar të mërkurën mbrëma kompletimin e marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Luis Hasa nga Lecce.
Napoli njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e reprezentuesit të Italisë U21, Luis Hasa, me një marrëveshje të përhershme nga Lecce me një kosto të raportuar prej 500 mijë eurosh.
Juventusi kishte një klauzolë shitjeje prej 30%, kështu që bardhezinjtë kanë marrë gjithashtu një tarifë prej 150,000 euro sipas raporteve të fundit.
Njoftimi mbi transferimin e mesfushorit me prejardhje shqiptare erdhi nga vet faqet zyrtare të Napolit.
“SSC Napoli është i kënaqur të njoftojë blerjen e Luis Hasës në një marrëveshje të përhershme nga U.S. Lecce”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Hasa u bë nënshkrimi i dytë i Napolit në këtë afat kalimtar, pas marrëveshjes që bëri që Simone Scuffet të mbërrinte si huazim të martën. /Telegrafi/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...