Bashkimi fitoi në derbin e javës së 15-të të ProCredit Superligës ndaj Trepçës me rezultat 76:72 (18:16, 21:11, 21:23, 16:22).
Prizrenasit e nisën ndeshjen për mrekulli, ku të përkrahur nga tifozët vendas, krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 14:4, por mitrovicasit u rikthyen shpejt, ku çereku i parë përfundon 18:16. Por, në periudhën e dytë, vendasit sërish u shkëputën dhe shkuan në pushim me rezultat 39:27.
Portokallezinjtë në periodën e tretë kishin epërsinë më të lartë, 23 pikë, 54:31, por nga ky moment kampionët hyn në një seri fantastike, 0:17, për të ngushtuar shifrat në 54:48, ndërsa semafori pas 30 minutash tregonte rezultatin 60:50. Në dhjetë minutat e fundit, ‘Xehetarët’ ngushtuan shifrat në 74:72, por në fund dy pikët nga Lejson Zeqiri e vendosën fituesin 76:72.
Te vendasit, Mack Smith dhe Wendell Green shënuan nga 20 pikë, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë.
Bashkimi tani ka dhjetë fitore e pesë humbje, ndërsa Trepça 11 fitore e katër humbje.
Ish-presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uas...
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...