Bajrami-Muratit: Krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot paska vajtu qysh opozita s’e ka lënë me hy në borxh

20:31 | 8 Janar 2025
E.H

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit pasi ky i fundit kritikoi opozitën që nuk i votuan marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Bajrami shtoi se me 9 shkurt qytetarët do ta gjykojnë pushtetin që morën mbi 50 për qind për punë e jo për ankesa, përcjell Arbresh.info.

Ndër të tjera, ish-ministrja e Financave e ka quajtur Muratin ministër të dështimeve ekonomike.

Postimi i plotë:

Ministri i cili çdo ditë krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot paska vajtu qysh opozita katër vjet nuk e ka lënë me hy në borxh.

Jo zotri, me 9 shkurt qytetarët kanë me të gjyku ty se ty t’i kanë dhanë 51%, ata të kanë votu me kry punë e jo me u anku se gjoja opozita të paska pengu.

A po të kujtohet vetja kur ke qënë në opozitë?

A don me ta rikujtu me video?

Kësaj qeverie i ka ”pengu” Gjykata Kushtetuese, Prokuroria, Policia, i ka ”pengu” opozita, Parlamenti, i ”pengon” edhe ardhja e Viti te Ri.

Ministri i dështimeve ekonomike duhet të tregojë pse se ka bërë TVSH-në zero për miell, për vaj, për qumësht, për gjërat elementare?

Natyrisht se s’ka përgjigje për mashtrimet elektorale e tash po del dhe po e fajëson opozitën për dështimet 4-vjeçare.

Me ty minister, larg po me duket 9 shkurti!/Arbresh.info

LEXO EDHE:

Murati: Opozita s’po i voton marrëveshjet ndërkombëtare, po mendon se po i bën dëm qeverisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme