Google ADS

Kurti në Podujevë: Llapjanët do të jenë prijës në rrugën tonë përpara drejt fitoreve

20:30 | 8 Janar 2025
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka prezantuar programin e e Republikës në diplomaci e imazh ndërkombëtar në Podujevë.

Sipas Kurtit, llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021, si dhe edhe me 9 shkurt do të jenë prijës të VV-së drejt fitoreve të reja.

“Sonte në Podujevë për të prezantuar progresin e Republikës në diplomaci e imazh ndërkombëtar, siguri e sundim të ligjit, mbrojtje e ushtri, ndërmarrësi e tregëti, bujqësi e prodhim. Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021. Më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë përpara drejt fitoreve të reja, punëve të mira, qeverisjes së drejtë dhe shërbimit ndaj qytetarëve”, shkroi kryeministri Kurti në Facebook.

Kurti tha se në Llap do të jenë përsëri më 15 janar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme