Google ADS

Konjufca takon banorët e Smrekonicës së Vushtrrisë, flasin për të arriturat e qeverisë

20:09 | 8 Janar 2025
K.B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me banorët e Smrekonicës së Vushtrrisë.

Konjufca tha se kanë biseduar për progresin dhe të arriturat gjatë këtij mandati të plotë të qeverisjes.

“Smrekonica gjithmonë ka qenë shtyllë e fortë edhe e Vushtrrisë edhe e VETËVENDOSJE-s, e do të jetë shtyllë e fortë edhe e fitores së madhe të 9 Shkurtit”, shkroi Konjufca./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme