Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit edhe për një vit

18:46 | 8 Janar 2025
D.H

Bayern Munich është duke menduar seriozisht rinovimin e kontratës për legjendën e klubit, Thomas Muller.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme, gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, Bayerni e konsideron një marrëveshje të re me lojtarin deri në vitin 2026.

Mirëpo kushti kryesor për të arritur deri ky bashkëpunim është se 35-vjeçarit i duhet t’i ulet paga e tij përgjysmë.

Deri më tani dihet se Bayerni nuk i di synimet e Thomas Mullerit. Mbetet të shihet në vazhdim se si do të merren vesh të dyja palët. Kujtojmë se kontrata e tij skadon me 30 qershor të këtij viti.

Legjenda gjermane me bavarezët ka fituar gjithçka se çfarë mund të fitohet dhe është pjesë e klubit të fëmijërisë që nga sezoni 2008/09./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme