Gjatë ditës së sotme është tërhequr shorti për rrethin e 1/8 së finales në Kupën e Mbretit.
Real Madridi, Barcelona e Atletico Madrid që janë favoritët për të triumfuar në këtë garë, kanë mësuar kundërshtarët, shkruan Arbresh.info.
“Los Blancos” janë shortuar me Celta Vigon dhe ndeshjen e tyre do ta luajnë në shtëpi. Blaugrana do të jetë nikoqire e Real Betisit. Teksa, Atletico Madrid do të udhëtojë për t’u përballur me Elchen.
🚨 𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟 | ¡¡ESTOS SON LOS 𝗘𝗠𝗣𝗔𝗥𝗘𝗝𝗔𝗠𝗜𝗘𝗡𝗧𝗢𝗦 𝗗𝗘 𝗢𝗖𝗧𝗔𝗩𝗢𝗦!!
🗓️ Los duelos, a partido único, se disputarán los días 14, 15 y 16 de enero.
ℹ️ Tienes toda la información ampliada en https://t.co/tP49bAAmLX#LaCopaMola🏆 | #CopaDelReyMAPFRE pic.twitter.com/B61xG1Vwra
— RFEF (@rfef) January 8, 2025
Në ndeshjet tjera, Valencia është mysafire e Ourenses, Almeria pret Leganes, Atletico Madrid luan në udhëtim te Elche, Real Sociedadi është nikoqir i Rayo Vallecanos, teksa Athletic Bilbao e pret Osasunan.
Ndeshjet do të zhvillohen javën e ardhshme, në datat 14, 15 dhe 16 janar.
Ndërkohë, çerekfinalet do të fillojnë më 5 shkurt, me ndeshjet e para gjysmëfinale në javën e fundit të shkurtit dhe kthimet në javën e parë të prillit.
Finalja këtë vit në Copa del Rey do të jetë në La Cartuja më 26 prill./Arbresh.info
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...
Rama mbledh yjet e sportit shqiptar, u premtoi mbështetje dh...
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar