Google ADS

Rohde për 2025-ën i uron kosovarëve ajër të pastër

17:21 | 8 Janar 2025
E.H

Ambasadori gjerman në Kosovë , Jorn Rohde, nëpërmjet një video urimi për fillimvit, ka bërë thirrje për votim teksa ka potencuar rëndësinë e implementimit të dialogut.

“Ju keni zgjedhje, ne kemi zgjedhje. Prandaj, apeli im për ju është: Shkoni të votoni! Sepse është e rëndësishme që ju të kontribuoni të formësoni të ardhmen tuaj. Ajo çfarë na duhet është më shumë ambicie, takime më të shpeshta dhe më e rëndësishmja më shumë rezultate konkrete për të sjellë implementime konkrete të dialogut”, tha Rohde.

Ndër të tjera, Rohde ka potencuar ky vit, është viti i fundit si ambasador në Kosovë.

“Pas katër vitesh në Kosovë, ky është viti im i fundit këtu. Kam pasur katër vite plot ngjarje. Dhe dua të shoh një 2025 shumë të mirë. Gjermania dhe Kosova ndajnë lidhje të veçanta. Dhe, e dini, nuk është vetëm diaspora, janë gjithashtu plot projekte që ne kemi bashkë si në tranzicion energjik, infrastrukturë”, ka thënë ai.

Një ndër urimet e Rohdes për kosovarët për këtë vit të ri ishte edhe për ajër të pastër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme