Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ura e Badocit është stabile dhe se është projektuar e ndërtuar me standarde të larta.
Me anë të një postimi në Facebook, Durmishi theksoi se gjatë të gjithë fazave janë kryer inspektime profesionale, përfshirë asetet paraprake të materialeve, testimet e vazhdueshme të betonit dhe armaturës deri në finalizimin e saj.
”Ura e Badocit është stabile Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit. Ura e Badocit ështe projektuar e ndertuar me standardet më te larta të projektimit e ndertimit.Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë ketu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj”, u shpreh Durmishi.
”Gjatë gjithë këtyre diteve aty kan kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër”, tha Durmishi./Arbresh.info
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...
Berisha shkon në burg ta takojë Salianjin, paralajmëron mosl...
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit...
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zja...