Prizreni mbetet pa Rilind Krasniqit, basketbollisti humb sezonin

16:15 | 8 Janar 2025
D.H

Rilind Krasniqi ka pësuar një lëndim të rëndë i cili do ta mbajë jashtë palestrave gjatë tërë sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Proton Cable Prizrenit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Nuk bëhet e ditur shkalla e lëndimit nga klubi.

Prizreni është në një pozicion mjaft të vështirë në tabelë ku pas 14 xhirove të para ka katër fitore dhe 10 humbje, ku ndodhet në pozitën e fundit.

Klubi prizrenas ka probleme me lojtarë vendor pas lëndimit të tij pas në janar u largua edhe Burim Zekiqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme