Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dhënë detaje rreth vaksinimit me vaksinën HPV për djemtë.
Vitia ka thënë se janë siguruar 22,000 doza, shkruan Arbresh.info
Teksa ju bën thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët, si dhe ka falënderuar profesionistët shëndetësorë nga IKSHPK dhe qendrave të vaksinimit nëpër komunat e Kosovës.
Postimi i tij:
Fillon vaksinimi me vaksinen HPV edhe për djemtë
Pas pesëfishimit të buxhetit për vaksinat u shtuan tri vaksina të reja në kalendarin e rregullt të vaksinimit, ndër to edhe vaksina HPV.
Saktë pas një viti kur filloi vaksinimi për vajzat, po fillon vaksinimi edhe për djemtë e moshës 11-12 vjeç.
Vitin e kaluar, 10,000 vajza u vaksinuan pa asnjë efekt anësor të raportuar, duke arritur një mbulueshmëri 84% në nivel vendi.
Për këtë qëllim janë siguruar 22,000 doza.
Thirrje për prindërit, Mos hezitoni! Vaksinoni fëmijët tuaj, ndihmoni në krijimin e një të ardhme të shëndetshme për ta.
Faleminderit profesionistëve shëndetësorë nga IKSHPK dhe qendrave të vaksinimit nëpër komunat e Republikës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Aplikimi i vaksinës HPV-së do të nisë edhe të djemtë në Kosovë
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...
Rama mbledh yjet e sportit shqiptar, u premtoi mbështetje dh...
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar