Google ADS

Policia realizon kontroll në sigurimin DUNAV në veri bashkë me BQK-në

15:32 | 8 Janar 2025
E.G

Një tjetër bastisje është kryer sot në veri të Mitrovicës, nga ana e Policisë së Kosovës.

Rastin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në realizimin e një kontrolli në një zyrë ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje).

Ndërkaq pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorin është hapur rasti “Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”.

“Sot rreth orës 11e30 Policia e Kosovës ka asistu zyrtar të BQK-s në realizimin e një kontrolli në një zyre ku ka qenë duke funksionu Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje). Pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorin është hap rasti Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, ka thënë Elshani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme