EULEX i dhuron një veturë IML-së

14:46 | 8 Janar 2025
E.G

EULEX i ka dhuruar një veturë Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) .

Kjo sipas njoftimit, për të lehtësuar punët e tyre të përditshme, shkruan Arbresh.info.

“Si pjesë e mbështetjes sonë të vazhdueshme dhënë Instituti për Mjekësinë Ligjore në angazhimin e tyre për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur në lidhje me konfliktin e Kosovës, ne i dhuruam sot një automjet  për të lehtësuar punët e tyre të përditshme.”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Sipas njoftimit, Udhëheqësi i Shtyllës së EULEX-it për Mbështetje Operacionale, Carlos Pereira, dhe Udhëheqësja e Ekipit të Mjekësisë Ligjore të EULEX-it, Luisa Marinho, ia dorëzuan veturën U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së, Ditor Haliti.

Duke konfirmuar kështu, siç thuhet në njoftim, zotimin e Misionit për bashkëpunim të ngushtë me IML-në dhe institucionet e tjera përkatëse për t’u ndihmuar në dhënien e përgjigjeve familjarëve dhe më të dashurve të personave të zhdukur dhe për realizimin e të drejtës së tyre për të ditur të vërtetën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme