Igball Jashari largohet nga Prishtina, nënshkruan me Drenicën

14:18 | 8 Janar 2025
A Z

Igball Jashari, është larguar nga skuadra e Prishtinës dhe tani do të vazhdojë me atë të Drenicës.

Kjo u bë e ditur nga klubi përmes një njoftimi.

“Sulmuesi i familjes emblematike Jashari, do të jetë ‘armë’ shtesë për sulmin e skuadrës tonë. Jashari është një lojtar i shumë i talentuar, dhe i rrezikshëm për kundershtarët. Ai ishte pjesë e FC Prishtina. Ai tashmë do të mbrojë ngjyrat kuq e zi, të vendlindjes se tij, dhe për klubin e tij të zemrës nga ku mori hapat e parë si futbollist. Është kënaqësi e veçantë që je në mesin tonë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Jashari po konsiderohet si një përforcim mjaft i duhur për skuadrën nga Skenderaj, drejt rrugëtimit për rikthimin në Superligë.

Të ngjashme