Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Krasniqi premtoi mbështetje për bujqit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se me grante investive, subvencione, qasje më të lehtë në financa, mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse, do t’i mbështesim në punë, shkruan Arbresh.info.
“I rrethuar nga pemëtarët e vyeshëm të Kovragës së Istogut, shembuj të jashtëzakonshëm të suksesit. Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre. Me grante investive, subvencione, qasje më të lehtë në financa, mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse, do t’i mbështesim në punë. Ndërsa, me masa parandaluese dhe sigurime bujqësore, do ta mbrojmë prodhimtarinë e tyre.”, ka shkruar ai.
Hamza tha se bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë.
“Kosova mundet ma mirë për bujqësinë.”, u shpreh Hamza./Arbresh.info/
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit...
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zja...
Raportohet se Florian Marku është arrestuar sërish, kësaj ra...
Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike
Publikohet 11-shja startuese e Real Madridit për ndeshjen nd...
PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës S...