Google ADS

Lushaku – Sadriu uron fillimin e gjysmëvjetorit: Asnjë shkollë me tri ndërrime

13:54 | 8 Janar 2025
E.K

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka uruar fillimin e gjysmëvjetorit të ri shkollor.

Ajo ka ndarë një postim në Facebook, ku shprehu kënaqësinë për përparimet që po bëhen në shkollat e kryeqytetit.

Gjithashtu, nënkryetarja e Komunës ka njoftuar se nuk do të ketë më shkolla që aplikojnë mësimin me tri ndërrime.

“Urime fillimi i gjysmëvjetorit të ri! Fillim të mbarë për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Sot, isha në shkolla të Prishtinës për t’u siguruar për mbarëvajtjen e mësimit. E kënaqur me ndryshimet pozitive që vërej çdo ditë, por mbetet ende shumë punë për të bërë për të arritur standardet evropiane në arsim. Nga ky gjysmëvjetor, asnjë shkollë me tri ndërrime. Angazhimi jonë nuk do të ndalet”, tha ajo./Arbresh.info

Të ngjashme