Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në veriperëndim të Los Anxhelosit, duke detyruar evakuimin e të paktën 30 mijë banorëve në komunitetin e pasur të Paqësorit Palisades.
Zjarri në Palisades u raportuapër herë të parë në orën 10:30 të mëngjesit të së martës sipas kohës së Paqësorit. Ai është rritur pa kontroll në të paktën 1,182 hektarë Departamenti të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri të Kalifornisë.
Më shumë se 10,300 shtëpi janë të kërcënuara nga zjarri, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit. Por, numri i strukturave që janë dëmtuar ose shkatërruar është i paqartë.
Disa rrugë kryesore të L.A. u bllokuan ndërsa banorët u përpoqën të largoheshin nga zona, ku shumë prej tyre u detyruan të braktisnin automjetet e tyre në rrugë dhe të ecnin.
Një zjarr i dytë, Eaton Fire, shpërtheu të martën mbrëma në kodrat mbi Altadena, një komunitet në kontenë veriore të Los Anxhelosit, duke nxitur gjithashtu urdhra evakuimi, ku janë djegur të paktën 162 hektarë.
Një zjarr i tretë, Hurst Fire, shpërtheu në lagjen Sylmar të Los Anxhelosit të martën vonë në mbrëmje dhe përpiu shpejt 100 hektarë, duke detyruar evakuime.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve.
Presidenti Biden tha në një deklaratë se ai po monitoronte zhvillimet dhe “kishte ofruar çdo ndihmë federale që është e nevojshme për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit të tmerrshëm në Palisades të Paqësorit”.
Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Han të Elezit
Aksident mes katër veturave në Shushicë të Istogut, lëndohen...
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës
“Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, Driloni ia fshin s...
Xhaka në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Dortmundit, Alonso tre...
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fo...