Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka anuluar aktivitetet e parapara për sot në qytetin e Vitisë ku në agjendë kishte përurimin e një shkolle dhe një çerdheje në dy fshatra të kësaj komune.
Bëhet fjalë për shkollën “Halil Alidema” në Pozhoran si dhe çerdhen në fshatin Dobresh.
Kjo u bë e ditur me anë të një njoftimi për media nga MAShT-i.
“Ju njoftojmë se janë anuluar aktivitetet e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të parapara që të mbahen ditën e sotme në Viti”.
Në media raportohet se arsyeja e këtij anulimi ka qenë për arsyeje të mos-finalizimit të punëve.
Arbresh.info ka kontaktuar me drejtoreshën e Arsimit në këtë komunë, Arta Ajeti, ajo tha se ende nuk janë pranuar teknikishtë këto objekte.
“Përshkak që ende nuk është finalizuar shkolla fillore “Halil Alidema” në fshatin Pozheran, ka qen arsyeja e anulimit të përurimit. Në koordinim “/Arbresh.info/
Meloni: Jemi gati të aktivizojmë qendrat e emigrantëve në Sh...
Rreth 270 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë në Urgjencën e Pedi...
U akuzua nga trajneri se nuk do të stërvitet me klubin, Uzun...
Përse Trump e do Grenlandën, kishte shprehur interesim për t...
BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafir...
Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person