Shpenzoni më pak duke planifikuar pushime në destinacione të përballueshme, shkruan Sarah Marshall në një artikull të botuar në të përditshmen irlandeze “The Irish News”.
Fillimi i një viti të ri premton fillime të reja, por përfshin gjithashtu një rritje të pashmangshme të çmimeve.
Por, ndërsa inflacioni vazhdon të rrisë çmimet në disa vende të botës, ekzistojne ende destinacione ku kostoja e jetesës është e ulët.
Për fat të mirë, ka mjaft opsione për të zgjedhur nëse doni të kurseni para pa kompromentuar rrezet e diellit ose cilësinë e përvojave.
Ne ju sugjerojmë gjashtë vendet më të mira dhe më të përballueshme për të pushuar në vitin 2025.
1-Shqipëria
2-El Gouna, Egjipt
3-Galicia, Spanjë
4-Voss, Norvegji
5-Bosnjë-Hercegovinë
Destinacioni më i mirë për aventura: Shqipëria
Qoftë për të shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke vështruar majat e maleve apo duke notuar në ujërat e kaltra, është e lehtë ta ngatërroni Shqipërinë me fqinjin e saj përtej detit Adriatik.
Por, krahasuar me Italinë, plazhet janë më të qeta, pikat e fshehura janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira.
“The Irish News” ju rekomandon një udhëtim në të gjithë vendin ballkanik.
Mësoni për të kaluarën e Shqipërisë përmes arkitekturës otomane, fashiste dhe sovjetike të kryeqytetit të Tiranës.
Eksploroni shtigjet në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe pushoni në plazhet e arta të Rivierës Shqiptare. Një udhëtim tetëditor kushton nga 911 paund për person, duke përjashtuar fluturimet.
“Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, Driloni ia fshin s...
Xhaka në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Dortmundit, Alonso tre...
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fo...
Meloni: Jemi gati të aktivizojmë qendrat e emigrantëve në Sh...
Rreth 270 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë në Urgjencën e Pedi...
U akuzua nga trajneri se nuk do të stërvitet me klubin, Uzun...