Prishtina ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror, ku ka edhe risi nga kampi kryeqytetas.
Lekë Tërmkolli do të jetë trajneri kondicional i bardhekaltërve tash e tutje, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prishtina, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
NJOFTIMI PLOTË NGA FC PRISHTINA
“Skuadrën në përgatitjet e saj fizike tani e tutje do të udhëheq trajneri kondicional, Lekë Tërmkolli.
Tërmkolli më parë ka punuar te Përfaqësuesja e Kosovës U19 si dhe te Përfaqësuesja “A” femrat, si dhe te KF Flamurtari i Prishtinës.
Po ashtu pëvojën e tij e ka zgjegjuar edhe në fushat tjera, si ekperiencat e përgatitjes fizike në divisionin të gardës profesionale ushtarake ku ka punuar edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Tërmkolli ka përfunduar magjistraturën në Universitetin Greenwich, në fushën e forcës dhe kondicionit, ndërsa ka specializuar në Universitetin e Leipzigut në programin ITK në fushën e përformancës sportive”./Arbresh.info
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit