Apple po përballet me një kërkesë të re për të tërhequr funksionin e saj të diskutueshëm të inteligjencës artificiale (AI), i cili ka gjeneruar njoftime lajmesh të pasakta në iPhone-t e saj të fundit.
Ky produkt është menduar për të përmbledhur njoftimet e lajmeve të fundit, por në disa raste ka shpikur plotësisht pretendime të rreme, transmeton klankosova.tv.
BBC-ja i është ankuar kompanisë teknologjike për keqprezentimin e gazetarisë së saj në muajin dhjetor, por Apple nuk ka reaguar deri këtë javë, kur tha se po punonte për të sqaruar që përmbledhjet ishin të gjeneruara nga AI.
Alan Rusbridger, ish-redaktor i Guardian, i tha BBC-së se Apple duhet të shkojë më tej dhe të tërheqë një produkt që ai e cilësoi si “qartësisht jo gati”.
Ai shtoi se teknologjia është “jashtë kontrollit” dhe përbën një rrezik të konsiderueshëm për dezinformatën.
“Besimi në lajme është mjaft i ulët tashmë, pa ardhur kompani të mëdha amerikane dhe duke e përdorur atë si një produkt eksperimentesh”, tha ai për programin Today në BBC Radio Four.
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...