Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Gjilan, ku është zotuar para qytetarëve për ekonomi e mirëqenie.
Kurti ka ftuar qytetarët që përsëri më 18 janar të bashkohen në Gjilan për tubimin e fushatës, shkruan Arbresh.info
“Me Gjilanin do të vazhdojmë krah për krah deri në jetësimin e plotë të potencialit zhvillimor të tij, deri në përmbushjen e zotimeve tona për të, e pastaj edhe më tej”, shkroi Kurti në Facebook.
Postimi i tij:
Dje në perëndim në kryeqendrën e Dukagjinit, sot në lindje në kryeqendrën e Anamoravës, në Gjilan. Ditë për ditë, cep më cep. Nga zotimet para qytetarëve, te progresi për qytetarë në ekonomi e mirëqenie, bujqësi e prodhim, edukim e mbrojtje.
Me Gjilanin do të vazhdojmë krah për krah deri në jetësimin e plotë të potencialit zhvillimor të tij, deri në përmbushjen e zotimeve tona për të, e pastaj edhe më tej.
Prej Sallës Koncertale të Shkollës së Muzikës, ku ishim sonte, ju ftoj të na bashkoheni përsëri në Gjilan në tubimin e fushatës më 18 janar në Sallën e Sporteve, “Bashkim Selishta” – në të cilën punimet për rinovim të tërësishëm do të fillojnë këtë vit pas nënshkrimit të kontratës në vlerë prej rreth 2.7 milionë euro nga kryetari Alban Hyseni në fund të vitit 2024.
Zyrtare: Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napol...
Interes për vaksinën antigrip, Korça aplikon mbi 80% të doza...
Transformimi i sektorit energjetik/ Rama: E gjetëm me humbje...
Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Yjet botërorë përjetojnë ferrin mbi tokë/ Ja VIP-at që zjarr...