Një lokal në Suharekë është përfshirë nga zjarri, ku një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha se personi i lënduar ka pësuar lëndime trupore si dhe ka marrë tretman mjekësor në QMF të Suharekës.
Ai bën të ditur gjithashtu se njësiti i hetimeve i stacionit policor në Suharekë është duke i zhvilluar hetimet.
“Incident zjarri Prizren me 07 janar 2025 Me datë 07/01/2025 rreth orës 16:19, përmes 112 policia në Suharekë, ka marr informatë për një incident zjarri, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, në kafenenë “Simple”. në Suharekë. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, po ashtu janë njoftuar zjarrfikësit te cilët kanë dal në vendin e ngjarjes menjëherë dhe kanë arritur qe ta lokalizojnë (shuajnë) zjarrin. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore, të cilat i kanë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore ne lidhje me ketë rast. Po ashtu është njoftuar Inspektori i punës dhe Eksperti i zjarreve, te cilët kanë dal ne vendin e ngjarjes. Në përpjekje për të shuar zjarrin një person ka pësuar lëndime trupore i cili ka marr tretman mjekësor në QMF Suharekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori shtetit në konsultim me të njëjtin iniciohet rast Incident zjarri. Njësiti i hetimeve i stacionit policor në Suharekë, është duke i zhvilluar hetimet”, konfirmoi Gashi.
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”,...
Melinda dhe Lumi B vijnë të dielën me “Eci”
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës në Instagram
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve