I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takimin e fundit në Uashington DC me zëvendëssekretari amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma.
Përmes një postimi në X, Lajçak bëri të ditur se e ka njoftuar Verman për zhvillimet rajonale dhe dialogun.
“E njoha atë me zhvillimet rajonale dhe dialogun dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
Ndryshe, Lajçakut i përfundon mandati më 31 janar. Nga BE kanë deklaruar dje se procesi i përzgjedhjes së pasuesit të tij po zhvillohet. Dy emrat e përfolur për këtë pozitë janë Peter Sorensen, dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto./Arbresh.info
Completed my visit to Washington DC with a highly valuable conversation with @DepSecStateMR Richard Verma. Briefed him on regional developments and the Dialogue, and stressed the importance of close 🇪🇺🇺🇸 cooperation in the Western Balkans.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 7, 2025
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës në Instagram
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Koso...
Pierre Poilievra mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kan...